Misioni i kompanisë tonë është që të arrijë objektivat e saj të zhvillimit të brendshëm, të realizojë çdo projekt në mënyrë inovatore, efiçente dhe të suksesshme me një staf të trajnuar dhe të orientuar drejt kërkesave dhe nevojave të klientëve. Çelësi i suksesit tonë është indetifikimi dhe përmbushja e çdo nevoje të konsumatorit me profesionalizëm maksimal.

Ne përpiqemi të tejkalojmë pritshmëritë e klientetit përsa i përket cilësisë, funksionalitetit, sigurisë, inovacionit dhe estetikës, duke ofruar produkte që përfaqësojnë vlera dhe i qëndrojnë provës së kohës.

Kompania jonë tashmë një lider i tregut kosovar në lëminë e termoenergjetikës ka arritur të marrë eksklusivitetin e disa prodhuesve prestigjiose të tregut ndërkombetar duke i dhënë përparesi cilësisë, sigurisë dhe performancës. Falë përvojes, kapacitetit inovativ, kreativitetit tashmë synojmë të shtrijmë aktivitetin tonë edhe në rajon.

Ne synojmë të jemi partnerët më të besueshëm për klientët tanë dhe të sigurojmë mbulimin maksimal të tregut në këtë fushë. Synojmë të jemi gjithmonë në një proces drejt risive dhe inovacioneve të reja, të jemi një staf sa më profesional dhe të motivuar duke u bërë zgjedhje e parë për klientët dhe njëkohësisht udhërrëfyes për përmirësimin e standartit në vendin tonë.

Install Engineering është përkushtuar në ruajtjen dhe promovimin e standardeve më të larta të profesionalizmit, integritetit dhe barazisë në të gjitha marrëdhëniet e ndërtuara me partnerët e biznesit, klientët, kontraktorët dhe punonjësit.
Ne shpresojmë të ndajmë angazhimet tona dhe pasionin me ju dhe të ardhmen e afërt për nje jetesë sa me cilësore.

Për çdo informatë shtesë ju lutem të na kontaktoni:

Adresa: Kroi Bardhe #12, 10.000 Prishtinë, Kosovë

Telefonat: 045 106 101 – Dyqani Prishtine
045 106 102 – Depo Lipjan
045 106 103 – Dyqani Fushe Kosove

Email: info@install-ks.

Ose plotësoni formën kontaktuese:

NA KONTAKTONI