Rekuperatorët e nxehtësisë janë njësi mekanike të ventilimit të cilët mundësojnë ajër të freskët dhe të filtruar në hapësira të mbyllura duke mundësuar që të mos humbë nxehtësia.
Këto njësi punojnë në principin e këmbimit të energjisë mes ajrit që largohet nga hapësira me ajrin që futet duke përdorur këmbyes pllakor ajër-ajër dhe në ketë mënyrë sigurohet që të kursehet shumë energji.
Rekuperatorët e nxehtësisë Ventas i kanë këto përparësi:
-Dizajn kompakt
-Furnizim me ajër të freskët të filtruar me filter G4
-Këmbim i mirë i nxehtësise
-Kontroll i pavarur i ventilatorit të prurjes dhe atij të thithjes.
-Mundësi kontrolli të dy ventilatorëve nga 10-100% të kapacitetit.
-Kontrller kompatibil me BMS
-Mundësi për lidhje të ngrohësve elektrik, me uje ose DX