SUPERIOR INVERTER U-CROWN, pajisje e cilësisë
së lartë dhe me dizajn futuristik me elegancë të rrallë,
paraqet kondicionerin më modern dhe më të fuqishëm
të ajrit që ka tregu.
Njësia e brendshme është e përbërë
nga alumini me formë U, me hapësirë prej 0.3mm, me
modul të integruar WiFi dhe ekran të integruar të padukshëm.
Kompresori dy-shkallësh me teknologji të patentuar 1Hz
lejon operim të qëndrueshëm në temperatura
jashtëzakonisht të ulëta dhe të larta, ngrohje (deri në
-30 °C) dhe ftohje (deri në +54 °C). Ventilatori me 7
shpejtësi, rrymimi vertikal dhe horizontal (3D) i ajrit, janë
vetëm disa nga karakteristikat që mundësojnë hapësirë
të rehatshme jetese gjatë gjithë vitit.
I përket klasit të energjisë (A+++/A++), prandaj
siguron kursime të energjisë dhe fatura më të vogla
të energjisë elektrike.
Per te shkarkuar katalogun klikoni ketu